Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaKronika e zezëKy është autosalloni ku u dogjën veturat mbrëmë në Çagllavicë, dy persona...

Ky është autosalloni ku u dogjën veturat mbrëmë në Çagllavicë, dy persona të dyshuar

Dy vetura u përfshinë nga flakët, mbrëmë në parkingun e një autosalloni në rrugën magjistrale Prishtinë – Ferizaj, saktësisht në Çagllavicë. Sinjali publikoi mbrëmë pamje nga vendi i ngjarjes, ndërsa rasti tashmë është konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Prishtinë.

Siç merr vesh Sinjali, incidenti ka ndodhur në autosallonin “Fitimi Premium Cars” dhe akoma s’dihen motivi që i ka shtyrë të dyshuarit t’ua vënë flakën veturave.

Sipas Policisë, nga kamerat e sigurisë u zbulua se zjarrin e kanë shkaktuar persona të panjohur, të cilët kishin shkuar aty me një veturë që ende s’është identifikuar.

Viktima mashkull  kosovar  ka raportuar se në parkingun e auto sallonit të tij, i cili ndodhet në rrugën magjistrale Prishtinë-Ferizaj në Çagllavicë nga zjarri janë djegur dy vetura. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarri.

Pas shikimit të kamerave të sigurisë është vërejtur se zjarrin e kanë shkaktuar – kanë djegur veturat dy persona të panjohur të cilët kishin shkuar aty me një veturë të panjohur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar.” – ka njoftuar Policia.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FGazetaSinjali%2Fvideos%2F1062795465424304%2F%3Fref%3Dembed_video&show_text=0&width=267

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit