BallinaLajmeKur pala maqedonase realizon projekte për votuesit e vet, partitë shqiptare në...

Kur pala maqedonase realizon projekte për votuesit e vet, partitë shqiptare në pushtet kanë hallin se kush do ta udhëheqë partinë!

Statistikat e fundit për ndarjen e buxhetit për diasporën në periudhën 2019–2023 flasin për një anashkalim pothuajse total të palës shqiptare në diasporë.Nga gjithsej 183.299 euro të ndara për shoqatat e diasporës në Maqedonia e Veriut, vetëm 9.100 euro, apo rreth 5%, janë ndarë për shoqatat shqiptare. Ndërkohë, 95% e fondeve kanë përfunduar në projekte me përkatësi maqedonase.

Këto shifra nuk janë perceptime politike, por fakte që dëshmojnë një pabarazi të theksuar në shpërndarjen e mjeteve publike.Ironikisht, e njëjta diasporë që në kohë zgjedhjesh konsiderohet aset i çmuar dhe faktor vendimtar elektoral, pas zgjedhjeve lihet në harresë.

Shoqatat shqiptare në diasporë — ndonëse në numër të madh dhe me rol kyç në ruajtjen e identitetit, gjuhës dhe kulturës — nuk mbështeten proporcionalisht me projekte dhe buxhet nga shteti.Dhe nëse gjërat vazhdojnë me këtë avaz — ku përfaqësuesit shqiptarë në pushtet merren më shumë me kalkulime të brendshme, me atë se kush, si dhe sa përqind do të kontrollojë brenda strukturave partiake — atëherë pasojat do t’i ndiejë drejtpërdrejt popullata, si brenda vendit ashtu edhe në diasporë.Periudha 2019–2023 tashmë dëshmoi një disbalancë serioze.

Nëse mungon reagimi dhe angazhimi real politik, periudha 2024–2028 rrezikon të jetë edhe më e rëndë për shqiptarët — me më pak financim, më pak projekte dhe më pak përfaqësim real institucional.Sepse kur politika merret me ndarjen e brendshme të pushtetit, qytetarët mbesin pa mbështetje.

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Reklama juaj -spot_img

më të shikuara