Trupat e pajetë të një babai dhe vajzës së tij janë gjetur në zonën Golia, rreth 50 kilometra larg Nikshiqit, në Mal të Zi. Sipas burimeve mediatike, bëhet fjalë për një rast të vrasjes dhe vetëvrasjes, raportoi portali serb “Republika”.
Sipas informacioneve që kanë mbërritur te mediat, pas një konflikti me bashkëshorten e tij jashtëmartesore, 34-vjeçari Ž. D. ishte larguar në drejtim të panjohur bashkë me vajzën e tij 2-vjeçare.
Pas kallëzimit, policia ndërmori menjëherë masa për të gjetur Ž. D.
Më vonë, babai i ZH. D. e raportoi ngjarjen në polici, duke thënë se kishte ndodhur një tragjedi familjare dhe se në Golia kishte gjetur trupat pa jetë të djalit dhe mbesës së tij. Ekziston dyshimi serioz se bëhet fjalë për vrasje dhe vetëvrasje.
Në vendngjarje u dërguan menjëherë forcat policore dhe një ekip i Ndihmës së Shpejtë, e cila konstatoi vdekjen e të dy personave.
Masat e deritanishme hetimore nga policia dhe prokuroria tregojnë se Ž. D. fillimisht e ka vrarë vajzën e mitur dhe më pas ka kryer vetëvrasje.




