Wednesday, January 14, 2026
spot_img
BallinaKronika e zezëNjë vajzë në Tetovë tentoi vetëvrasjen, e shpëtoi policia

Një vajzë në Tetovë tentoi vetëvrasjen, e shpëtoi policia

Një vajzë që tentoi që vetëvritet sot, ka shpëtuar nga Policia e Maqedonia e Veriut. Kjo kishte ndodhur në Tetovë. Ajo ishte dërguar menjëherë të Spitalin Klinik në Tetovë për dhënien e ndihmës mjekësore.

“Punonjës policor nga SPB Tetovë, kanë shpëtuar një vajzë që ka tentuar të humb jetën në momentin që kishte provuar të kërcen nga dritarja e një moteli në Tetovë”, njoftoi Policia.

Policia  ndërkohë njoftoi se është arrestuar mashkulli L.K. nën dyshimet për kryerje të prostitucionit.

Ngjarja kishte ndodhur në mesditë, kur edhe punonjësit policor, me urdhër të prokurori publik, kanë hyrë dhunshëm në hapësirat e dhomës së hotelit, kur vajza kishte tentuar të vetëvritet.

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Reklama -spot_img

më të shikuara