Sunday, March 8, 2026
spot_img
BallinaLajmeT'i hapim dyert !

T’i hapim dyert !

Postim i publikuar ne profilin e ish drejtorit të Postes së R. Maqedonis filialja Tetovë – Muhamed Zilbeari

Duhet t’i hapim dyert për prurje të reja. Unë personalisht këtë këngën e kam të dëgjuar disa herë.
Kur prej opozite e merr pushtetin apo, më saktë, futesh në pushtet, punën e parë që e bën, u thua aktivistëve se duhet t’i hapim dyert e Partisë që të bëhemi më të fortë dhe të mbledhim sa më tepër kuadro, se kemi deficit. Të papërvojët këtë thirrje e pranojnë me të parën, interesçinjtë heshtin se mos ta humbin radhën për avancim, kurse ata që e duan Partinë me zemër e sinqerisht, mendojnë se me hapjen e dyerve do të rritet Partia. Mu këta të fundit janë më të dëmtuarit në këtë hapje. Të shkretët, nga dashuria e madhe për rritjen e Partisë, harrojnë vetveten, harrojnë përgatitjen e tyre shkollore dhe profesionale dhe, pa e kuptuar fare, gjenden në fund të radhës për ndonjë avancim eventual.
Ata që hapin portën (dredharakët), të frikësuar nga ky grup i meritorëve dhe aktiviteti i tyre gjatë zgjedhjeve, me prurjet e reja sigurohen se presionet apo ultimatume mund t’i zbrapsin shumë më kollaj, me arsyetimin: “si të duash, kemi plot të tjerë”.
Kjo mënyrë e veprimit është më e gabuara që mund të ndodhë; edhe të parët e provuan kështu. Në emër të hapjes së portës së madhe, larguan aktivistët më të përgatitur profesionalisht dhe më të devotshëm, vetëm e vetëm për të ruajtur “rehatinë” e tyre dhe për t’u ikur presioneve.
Por kur shikuan mbrapa, vërejtën se ata që u futën pas hapjes së portës nuk ishin më aty. Më e keqja, pas shpinës nuk ishte as edhe një grup bukur i madh i të vërtetëve (më të mençurve që dinë të vlerësojnë kohën për largim).
Kjo ndodh edhe sot më të madhe. Shumëkush prej të vërtetëve nuk e kupton, por kjo po ndodh; përvoja ime e tregon se po gabohen dhe se fundin do ta kenë sikur të mëparshmit.
Ai që i shkatërron fëmijët e vet nuk meriton tjetër përveçse të mbetet vetë.
Shpresoj të jem gabim, por shenjat janë si të kiametit (tërmetit).

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Reklama juaj -spot_img

më të shikuara