Monday, September 30, 2024
spot_img
BallinaKronika e zezëZhduket studentja nga Shqipëria me qëndrim në Shkup, MPB në aksion

Zhduket studentja nga Shqipëria me qëndrim në Shkup, MPB në aksion

Studentja 21 vjeçare Enkeleda Çela nga Shqipëria, e cila studion në Shkup në Fakuktetin Ekonomik, është zhdukur nga mbrëmja mes së premtes dhe shtunës. Informatat për zhdukjen e saj i kanë ndarë shoqëria e saj, të cilët kanë informuar edhe familjen e saj në Shqipëri.

Çela mbrëmjen e së premtes diku rreth mesnatës dhe orës 01 ka dalë të shëtisë në breun e Vardarit në lagjen Ilinden ku edhe ka jetuar. Nuk është kthyer në shtëpi. Shoqja me të cilën jeton ka filluar kërkimin dhe sipas informatave, Enkeleda është parë në pompë të benzinës në Ilinden mëngjesin e së shtunës.

“Më 30.03.2024 në DP Petrovec G.T. kaparaqitur se E.Ç. (20) nga Republika e Shqipërisë është larguar nga shtëpia në Shkup ku qëndronte. Po merren masa për gjetjen e personit”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Sipas shoqërisë së Çelës, MPB të hënën do t’i kontrollojë kamerat ku supozohet se është parë për herë të fundit vajza.

Sipas informatat që për A1 on i dhanë shokët e saj, telefonin e ka të mbyllur, letërnjoftimin e ka në shtëpi, por supozojnë se pasaportën e ka pasur në çantën që e ka pas me vete.

Vajza ka flokë të kuqe-kafe, ka protezë në dhëmbët e lartë, është e gjatë 160 cm, ndërsa peshon rreth 55 kilogramë. Kur ka dalë ka qenë e veshur me xhinse dhe xhaketë të zezë, me vete ka pasur një çantë shpine.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit