Policia e Vlorës ka organizuar një operacion antidrogë gjatë mesnatës dhe në orët e para të mëngjesit, në fund të së cilit janë sekuestruar rreth 400 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sativa.
Sipas të dhënave paraprake raportohet se lënda narkotike u gjet e fshehur në një furgon, teksa disa persona kanë rënë në pranga, emrat e të cilëve nuk bëhen ende me dije.
Droga është gjetur e ndarë në qese, e presuar, e bërë gati për shitje.