Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaKronika e zezëVriten 274 palestinezë gjatë operacionit izraelit për të shpëtuar katër pengje

Vriten 274 palestinezë gjatë operacionit izraelit për të shpëtuar katër pengje

Të paktën 274 palestinezë u vranë të shtunën në një sulm ajror dhe tokësor izraelit si pjesë e operacionit për shpëtimin e katër pengjeve të mbajtura nga Hamas, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë në enklavën e pushtuar palestineze. Ministria Palestineze konfirmoi se rreth 700 persona u plagosën gjatë operacionit izraelit të së shtunës, raporton AP.

Sulmi i koordinuar izraelit thellë në pjesën qendrore të Rripit të Gazës ishte operacioni më i madh për shpëtimin e pengjeve që nga 7 tetori, kur Hamasi dhe grupe të tjera militante propalestineze kaluan kufirin izraelit, duke vrarë rreth 1.200 persona dhe duke marrë rreth 250 pengje. Izraeli nisi një ofensivë të madhe ushtarake si përgjigje ndaj sulmit të Hamasit, në të cilin kanë vdekur mbi 36.700 palestinezë që nga 7 tetori, thuhet në deklaratën e Ministrisë Palestineze të Shëndetësisë, duke theksuar se forcat izraelite nuk bëjnë dallim midis civilëve dhe luftëtarëve.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit