Një mjek i familjes është vrarë mbrëmjen e djeshme para poliklinikës “Remedika” në Zhelezarë të Shkupit. Sipas informacioneve nga burime policore, mjeku është sulmuar me thikë në rrethana ende të paqarta shkruan Pa Censurë.
Trupi i tij u gjet nga djali i tij i cili menjëherë ka lajmëruar policinë. Sipas informacioneve jozyrtare nga dëshmitarët okularë, mjekut i janë shkaktuar 9 plagë me thikë.
Burime policore për Sitelin konfirmojnë se ka ndodhur një vrasje, ndonëse ende jemi në pritje të informacioneve zyrtare nga MPB-ja.
Policia ende nuk e di identitetin e sulmuesit, por është në kërkim intensiv. Inspektimi në terren është ende në vazhdim.