Friday, November 22, 2024
spot_img
BallinaKronika e zezëVrasja e mjekut në Shkup, merren në pyetje mbi 15 persona

Vrasja e mjekut në Shkup, merren në pyetje mbi 15 persona

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se hetimet për vrasjen e mjekut Aco Trpovski janë në fazë të avancuar. Hetuesit e krimeve të rënda shqyrtuan më shumë se 40 video inçizime të sigurisë dhe kanë marrë në pyetje më shumë se 15 persona në përpjekje për të identifikuar vrasësin. Gjithashtu janë analizuar provat e mbledhura nga ekspertiza në vendin e ngjarjes.

“Janë shikuar incizimet e më shumë se 40 kamerave duke përfshirë edhe ato të “qytetit të sigurt”. Biseda zyrtare janë realizuar me më shumë se 15 persona. Në veturën në fjalë është duke u kryer përpunim shtesë kriminalistik dhe teknik. Listat e numrave të telefonit janë dhënë dhe analizuar. Hetimi është në një fazë të avancuar”, thonë nga MPB.

Ndërkohë Oda e Mjekëve ka dënuar vrasjen e kolegut të tyre, nga ku thonë se asnjë punonjës shëndetësor nuk duhet të ndihet i pasigurt në vendin e tij të punës. Ata kërkuan nga institucionet kompetente që ta zbardhin këtë rast në tërësi.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit