Serbia nuk e ka mbështetur deklaratën e përbashkët të Bashkimit Evropian lidhur me vdekjen e politikanit opozitar rus, Aleksei Navalni, thanë burimet diplomatike në Bruksel. Këtë deklaratë, në emër të BE-së e ka paraqitur përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell. Radio Evropa e Lirë mëson se vendet që nuk janë anëtare të BE-së kanë pasur afat deri më 28 shkurt që t’i bashkohen kësaj deklarate. Deri në atë datë, Serbia nuk është shprehur për këtë temë dhe kjo nënkupton që nuk e ka mbështetur të njëjtën. Me deklaratën e BE-së për vdekjen e Navalynt nuk është pajtuar as Turqia.
Burimet në Bruksel konfirmuan se të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor mbështetën deklaratën e bllokut evropian, përmes së cilës presidenti rus, Vlladimir Putin, mbahet direkt përgjegjës për vdekjen e Kritikut të Kremlinit. Serbia edhe në të kaluarën nuk ka përshtatur qëndrimet me politikën e jashtme të BE-së, sidomos me çështjet që kanë të bëjnë me Rusinë.