Dronët ukrainas ia kanë vënë zjarrin një depoje të naftës në rajonin Rostov të Rusisë, tha guvernatori i rajonin jugor rus. Një shpërthim i fuqishëm ndodhi para se depoja të përfshihej nga zjarri. Kanali Baza në Telegram, i cili është i afërt me inteligjencën ruse, tha se copëzat e dy dronëve të rrëzuar e shkaktuan një zjarr në tri cisterna për ruajtjen e naftës në qarkun Kamenski. Ukraina nuk e ka komentuar këtë lajm, i cili nuk mund të konfirmohet në mënyrë të pavarur. Në një qark tjetër të Rostovit, Proletrask, raportohet se cisternat e naftës janë duke u djegur nga zjarri ende, 10 ditë pasi u goditën nga dronët ukrainas. Ndërkohë, ushtria ukrainase tha se e ka rrëzuar një avion rus Su-25 në Kramatorsk, në rajonin lindor të Donjeckut. Në rajonin jugor të Ukrainës, Zaporizhja, një sulm rus me dronë vrau tre persona, dy gra dhe një burrë, tha guvernatori i këtij rajoni.