Friday, November 22, 2024
spot_img
BallinaKronika e zezëUshtria izraelite fillon me pompimin e ujit të detit në tunelet nëntokësore...

Ushtria izraelite fillon me pompimin e ujit të detit në tunelet nëntokësore të Hamasit, mijëra metra kub futen çdo orë

Ushtria izraelite ka filluar të pompojë ujin e detit në kompleksin e gjerë të tuneleve nëntokësore të Hamasit në Rripin e Gazës.

Kjo është raportuar nga Wall Street Journal, duke cituar zyrtarë amerikanë të njohur me operacionet e Forcave Mbrojtëse të Izraelit (IDF), transmeton Telegr

Kjo thuhet se është pjesë e një përpjekjeje intensive për të shkatërruar infrastrukturën nëntokësore që mbështeti operacionet e Hamasit.

Wall Street Journal raporton se pompimi i tuneleve me ujë nga Deti Mesdhe, është ende në fazat e hershme dhe një nga disa teknika që Izraeli po përdor për të pastruar dhe shkatërruar tunelet.

Lexo po ashtuKreu i shërbimit sekret izraelit, Shin Bet i shkruan letër Guterres-it: Mos ndërhyni

Times of Israel raporton se gazeta amerikane raportoi në fillim të këtij muaji se taktika “po shqyrtohet”, dhe se IDF-ja kishte instaluar pesë pompa të mëdha uji pranë kampit të refugjatëve Shati në qytetin e Gazës.

Thuhet se ata mund të përmbytin plotësisht tunelet brenda pak javësh duke pompuar mijëra metra kub ujë çdo orë.

Herz Halevi, shefi i shtabit të IDF-së, tha javën e kaluar se përmbytja e tuneleve ishte një “ide e mirë”, por nuk pranoi të komentonte mbi detajet. /Telegrafi/

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit