Monday, September 30, 2024
spot_img
BallinaKronika e zezëTmerruese në një burg në Serbi: Vdes një i moshuar, të burgosurit...

Tmerruese në një burg në Serbi: Vdes një i moshuar, të burgosurit e përdhunuan me bishtin fshesë

I burgosuri S.B. i cili ishte mbi 70 vjeç, vdiq në burgun e “Padinska Skelës” në fillim të shkurtit të këtij viti.

Sipas informacioneve jozyrtare nga mediat serbe, dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e përdhunimit me bishtin e fshesës, gjatë të cilit të dënuarit i janë dëmtuar organet e brendshme.

Një autopsi do të zbulojë shkakun e saktë të vdekjes.

Sipas informacioneve jozyrtare, i ndjeri ndodhej në burg për vuajtje të dënimit prej 30 ditësh për shkelje të ligjit për rendin dhe qetësinë publike.

Prokurorët kanë urdhëruar një hetim për të përcaktuar të gjitha detajet e vdekjes së tij.

Dyshohet se ai është keqtrajtuar nga të burgosurit e vjetër.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit