Monday, September 30, 2024
spot_img
BallinaKronika e zezëTenton të fuste 11 kilogramë heroinë në Shqipëri, qeni zbulon ngarkesën me...

Tenton të fuste 11 kilogramë heroinë në Shqipëri, qeni zbulon ngarkesën me drogë në Morinë, arrestohet 39-vjeçari nga Peja

Një sasie e madhe lënde narkotike e llojit heroinë, është zbuluar nga Policia e Kukësit në bashkëpunim me shërbimin doganor të Shqipërisë dhe Kosovës, në pikën kufitare të Morinit.

Në kuadër të operacionit “Koordinimi”, u bë i mundur arrestimi i 39-vjeçarit nga Peja A. K., 39 vjeç, i cili kishte fshehur në makinën e tij plotë 11 kg heroinë.

A.K. po tentonte të hynte në Shqipëri me mjetin “Volkswagen”, kur u ndalua nga efektivët e policisë dhe u kontrollua me qen antidrogë.

Vijojnë hetimet e përbashkëta për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit