Tajvani është goditur sot nga tërmeti më i fuqishëm në 25 vitet e fundit, duke bërë që shumë ndërtesa gjigante të shemben dhe të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, shkruan Sky News.
Tërmeti që goditi sot Tajvanin sipas agjencisë për monitorimin e tërmeteve në këtë vend, thuhet se kishte fuqi shkatërruese prej 7.2 magnitudë, derisa sipas institutit amerikan të gjeologjisë, bëhet fjalë për 7.4 e nga japonezët pretendojnë se ishte 7.7, transmeton Telegrafi.
Më saktësisht epiqendra e tij ishte 22 milje në thellësi dhe rreth 11 milje në jugperëndim të Hualienit.
Në Taipei në veri të ishullit, janë shembur kulmet e ndërtesave të vjetra por edhe disa në komplet e reja banimore.
Në anën tjetër, mbi 87 mijë shtëpi në Tajvan kanë mbetur pa energji elektrike. Shërbimet e trenit në Tajvan që ka rreth 23 milionë banorë – janë pezulluar.
Një ndërtesë pesëkatëshe në Hualien është dëmtuar rëndë, kati i parë u shemb – duke bërë që pjesa tjetër të mbetet e varur në këndin prej 45 shkallë.