Friday, November 22, 2024
spot_img
BallinaKronika e zezëRusët ekzekutojnë me shpatë ushtarin e burgosur ukrainas të paarmatosur, ia ngulin...

Rusët ekzekutojnë me shpatë ushtarin e burgosur ukrainas të paarmatosur, ia ngulin në gjoks – mbante mbishkrimin “për Kurskun”

Dmytro Lubines, komision për të drejtat e njeriut në parlamentin ukrainas, ka njoftuar se një krim tjetër makabër është kryer nga rusët – ekzekutim brutal i një të burgosuri ukrainas të luftës që ishte i paarmatosur.

“Një krim tjetër i luftës, rusët përdorën shpatë për të ekzekutuar një të burgosur ukrainas të luftës që ishte i paarmatosur, me duart e lidhura. Niveli i barbarizmit dhe gjakderdhjes është i tmerrshëm”, ka shtuar Lubinets.

Ai theksoi se veprime të tilla janë shkelje flagrante e Konventës së Gjenevës sa i përket trajtimit të burgosurve të luftës, transmeton Telegrafi.

Lubinets njoftoi se i ka dërguar letër organizatave ndërkombëtare, Kryqit të Kuq dhe Kombeve të Bashkuara për shkelje të drejtave të njeriut nga ana e Rusisë.

Fotografia e ekzekutimit të ushtarit ukrainas është postuar në mëngjesit e sotëm. Ushtari shihet i therur në gjoks për vdekje me shpatë – në të cilën shkruante “për Kurskun”.

Aty shihet shiriti i vendosur në duart e ushtarit – që do të thotë se me gjasë duart e tij ishin të lidhura para ekzekutimit.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit