Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaKronika e zezëRrahet edhe një tjetër bullgar në Ohër, i thyhen dy brinjë, hunda...

Rrahet edhe një tjetër bullgar në Ohër, i thyhen dy brinjë, hunda dhe krahu! A do të rriten tensionet Shkup-Sofje?

Edhe një bullgar është rrahur në Ohër, ka bë të ditur aktivisti Viktor Stojanov.
“Jane Murgoski 2 brinjë të thyer, hundë e thyer, tronditje, frakturë në dorën e majtë. Rrahet nga 4 policë maqedonas – në shtëpinë e tij. Babai i tij – Vlado Murgoski (në foton pranë meje) ka shkruar dhe bashkë me të kemi botuar librin për shoqatën “Radko” – kompania e parë bullgare në Maqedoni pas vitit 1944. Tani presim reagim nga Bullgaria”, ka shkruar Stojanov.

Sipas tij, rasti tashmë është nën hetim dhe dy zyrtarët e policisë ndodhen në paraburgim.

“Bullgaria është në lëvizje. Dhe ne jemi në lëvizje. Nëse lejojmë që kjo të vazhdojë po ndodh – do të jemi të mallkuar. Kush dëshiron të ndihmojë me para ose ndryshe -na shkruani”, thotë më tej Stojanov, i cili e ka denoncuar rastin në rrjetet soiale dhe në disa mediume në gjuhën maqedonase. Për rastin ka shkruar në Facebook edhe eurodeputeti nga EKR/VMRO, Angel Xhambaski.

Ky rast mund të tensionojë sërish raportet Shkup-Sofje, njëjtë sikurse që ndodhi pas rrahjes së Sekretarit të Klubit bullgar në Ohër, Hristijan Pendikov, që ndodhi në janar të vitit të kaluar. Pendikov tani jeton në Bullgari.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit