Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaKronika e zezëPolicia: Vrasja në Prishtinë erdhi pas konfrontimit në mes të dy grupeve,...

Policia: Vrasja në Prishtinë erdhi pas konfrontimit në mes të dy grupeve, dy persona në kërkim

Policia e Kosovës ka konfirmuar se deri tek vrasja mbrëmë në Prishtinë, ka ardhur si pasojë e konfrontimit në mes të dy grupeve, shkruan Gazeta Express.

Të dyshuar për rastin janë dy persona që aktualisht janë në kërkim policor.

Në këtë rast është plagosur edhe një grua që është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Kjo bazuar në të dhënat zyrtare të policisë.

“Prishtinë 26.03.2024-21:20. Dyshohet se pas një konfrontimi në mes të dy grupeve ka ardhur deri tek gjuajtja me armë zjarri, ku si pasojë një mashkull kosovar ka vdekur, ndërsa një femër kosovare është plagosur dhe e njëjta është dërguar në QKUK. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njesitet përkatëse policore. Lidhur me rastin dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë në kërkim policor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML. Rasti nën procedura hetimore”, thuhet në njoftim.

Express nga burimet e veta mëson që gruaja ishte kalimtare e rastit.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Jeronim De Rada”, mbrëmë pas orës 21:00. /

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit