Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaKronika e zezëPolicia shpëtoi dy të mitur që u përmbysën në liqenin e Ohrit

Policia shpëtoi dy të mitur që u përmbysën në liqenin e Ohrit

Policia e liqenit shpëtoi dy të mitur që u përmbysën në liqenin e Ohrit me barkë.

Sot në orën 09:30 në Stacionin Policor të Vëzhgimit Kufitar “Liqeni i Ohrit” është raportuar se një barkë në pronësi të një klubi kajakësh nga Ohri, në të cilin ndodheshin dy të mitur, është përmbysur në ujërat e liqenit të Ohrit, në plazhin “Bafalo”.

Punonjësit e Policisë së Liqenit me një gomone kanë shkuar në vendin e treguar dhe në ujërat e liqenit, rreth 100 metra larg plazhit, kanë vënë re dy të miturit që mbanin rripat e shpëtimit.

Ata me gomonen e policisë u transferuan në stacionin policor, ku iu dha ndihma e parë.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit