Personi me iniciale F.B. është plagosur me thikë në fshatin Strimnicë të komunës së Zhelinës, përcjell TV21. Nga Spitali i Tetovë për TV21 thonë se i njëjti tashmë është dërguar në Qendrën Klinike në Shkup.
Sipas informacioneve të para nga dëshmitarët në terren, personi F.B. paraprakisht, kishte kërcënuar kryetarin e komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu në oborrin e xhamisë “Qendër”, pas çka F.B. është nisur zënkë me një person tjetër. Zënka ka vazhduar në qendër të fshatit, ku F.B. është plagosur nga personi me të cilin kishte zënkë.
TV21 kontaktoi kryetarin Sejdiu, i cili nuk ishte i qasshëm. Nga Kabineti i tij për TV21 konfirmuan se kryetari është kërcënuar, por që nuk kanë detaje shtesë.