Me pikëllim të thellë njoftojmë komunitetin shqiptar në Danimarkë, farefisin, shokët, miqtë e dashamirët që sot në mëngjes, ditë e martë 20.08.2024, pushoi së rrahuri zemra e bashkatdhetarit, aktivistit të dalluar Bajram Qazimi nga fshati Nerasht i Tetovës.Përkohë te shkurtër ai vuajti nga një sëmundje e pashërueshme, sa do që u mundua të luftojë, por fatkeqësisht nuk ia doli…Bajrami i takon gjeneratës së emigracionit ’81 e këndej. Asaj rinie që i ziente trualli nën këmbë nga represioni dhe dhuna serbo-sllave në ish-Jugosllavi.Asgjë e lehtë për një të ri të atyre kohërave, halli ekonomik e politik, e vetmja mënyrë dhe zgjidhje, ëndrra e cdo të riu atëherë, për t`i shpetuar dhunës e terorit serbo-sllav, të sigurohej pasaporta e kuqe për t’u arratisur nga atdheu drejt rrugëve të mërgimit.Këtij kalvari të ikjes ju bashkangjit edhe Bajrami, duke u vendosur në Kopenhagë. Përvec punëve të rëndomta për t`u kujdesur për familjen, ai ishte edhe në mesin e shumë aktivistëve atdhetarë, duke dhënë kontribut të pashoq kudo ku e kërkonte nevoja.Vitet e 90-ta, në themelimin e shoqatës shqiptare Zenel Hasani, Bajrami do të shquhej si një aktivist i paepur, ku tërë potencialin e tij do ta derdh në organizim të cfarëdolloji, kulturor eatdhetar. Për shumë vite në këtë shoqatë, ka qenë i përfshirë si anëtar i kryesisë, deri edhe si kryetar i shoqatës Zenel Hasani (Nerasht).Bajram Qazimi mbetet si shembëlltyrë, së bashku me shoqen e tij për edukimin e fëmijëve të tyre, gjegjësisht dy vajzave me profesion mjeke. Krenari kjo, jo vetëm për komunitetinshqiptar në Danimarkë, por edhe atë danez.Bajrami shquhej në mesin e komunitetin shqiptar për urtësine dhe dashamirësinë e tij.Ndonëse ishte i lidhur ngushtë me vendlinjen, amaneti i tijë, ishte: ”Varrin e dua në atdhe, atje ku prehen të parët e mi”.Vlen të theksohet se brenda ditëve, trupi i Bajramit pritet të sillet në vendlindje, për t`i dhënë lamtumirën e fundit në varrezat e fshtatit Nerasht te Tetovës.La pas vetes, bashkëshorten Halimen, dhe dy vajzat e mrekullueshme, Valmira dhe Jasmina.TE JETOSH NE MESIN E ATYRE QE LE PAS, DO TE THOTE TE MOS VDESESH KURRE!Në emër te komunitetit shqiptar,Havzi Sulejmani – Xhaxhi