Sunday, November 24, 2024
spot_img
BallinaKronika e zezëKrimi i rëndë në Turqi/ I tha “jo” propozimit për martesë, burri...

Krimi i rëndë në Turqi/ I tha “jo” propozimit për martesë, burri rrëzon partneren për vdekje nga shkëmbi

Një grua humbi jetën në Dardanelet të Turqisë teksa refuzoi propozimin për martesë të partnerit dhe ai e hodhi nga shkëmbi.

Fillimisht, të gjithë besuan se 39-vjeçarja Yesim, trupi i së cilës u gjet në një zonë të thepisur pesë muaj pasi u raportua e zhdukur, ishte penguar dhe kishte rënë nga shkëmbi. Por, siç doli, gruaja fatkeqe pati një vdekje tragjike kur partneri i saj e shtyu nga një shkëmb 32 metra i lartë.

Policia arrestoi autorin, i cili pretendoi se ishte një aksident. Sipas tij, e dashura i kishte thënë “po” propozimit për martesë që i bëri në vendin idilik, por teksa shkoi të merrte ushqim dhe pije nga makina për të festuar kapitullin e ri të jetës së tyre, dëgjoi një britmë.

Kur mbërriti në vendngjarje, zbuloi se gruaja e tij e ardhshme kishte rënë nga shkëmbi. Historia e burrit dukej e besueshme. Megjithatë, ai u tradhtua nga unaza që i bëri dhuratë.

Gjatë hetimeve, policia zbuloi se vajza nuk e kishte vendosur pasi ishte ende në kutinë e saj, në xhepin e tij.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit