Friday, November 22, 2024
spot_img
BallinaKronika e zezëKoktej molotovi në një shtëpi në veri të Mitrovicës, Krasniqi: Ky sulm...

Koktej molotovi në një shtëpi në veri të Mitrovicës, Krasniqi: Ky sulm është nxitje e mos durueshmërisë etnike e cila nxitet nga Vuçiqi

Qeveria e Kosovës ka dënuar aktin e hedhjes së koktej molotovit në një nga shtëpitë e ndërtuara në lagjen “Kodra e Minatorëve”, në veri të Mitrovicës.

Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se kërcënimet, shantazhet, pamfletet terroriste, nuk i frikësojnë qytetarët dhe as nuk e ndalojnë punën e tyre për sigurimin e banimit të qëndrueshëm.

“Rreth orës 00:30 gjatë mesnatës një patrullë policore ka identifikuar tym në një nga shtëpitë e ndërtuara nga Qeveria në Kodrën e Minatorëve. Zjarri është fikur dhe dëmet janë sanuar. Fatmirësisht, nuk ka asnjë person të lënduar veç dëmeve materiale. Kjo nuk është hera e parë që ka sulme të tilla, mirëpo kjo nuk është as hera e fundit që do të ndërtohen shtëpi të reja.

Qeveria e Republikës së Kosovës e dënon fuqishëm këtë akt dhe as ky e asnjë sulm tjetër nuk e ndal kthimin e banorëve në pronat e tyre. Kërcënimet, shantazhet, pamfletet terroriste, nuk i frikësojnë qytetarët dhe as nuk e ndalojnë punën tonë për sigurimin e banimit të qëndrueshëm”, ka shkruar Krasniqi.

Ai po ashtu ka thënë se ky sulm është nxitje e mos durueshmërisë etnike e cila nxitet nga Vuçiçi i cili ka mbetur i mbyllur në propagandën e tij dhe e ka humbur kontrollin e strukturave paralele në pjesën veriore. /Telegrafi/

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit