Monday, September 30, 2024
spot_img
BallinaKronika e zezëGruaja e cila vdiq nga përplasja e motoçikletës në Prishtinë, ishte profesoreshë...

Gruaja e cila vdiq nga përplasja e motoçikletës në Prishtinë, ishte profesoreshë nga Peja

Gruaja e cila është goditur mbrëmë nga një motoçikletë në Prishtinë ka vdekur sot në QKUK, raporton Gazeta Sinjali.

Rasti i rëndë ndodhi në lagjen Emshir të Prishtinës, ku një motoçikletë përplasi një këmbësore në rrugë, teksa Sinjali publikoi disa pamje nga vendi i ngjarjes.

Nushe Lajqi, 68 vjeçare, e cila ishte profesoreshë nga Peja.

Lajmin e kanë dhënë familjarët e së ndjerës në rrjetet sociale.

E rastin për vdekjen e saj e ka konfirmuar më herët edhe Policia e Kosovës.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Vdes një person që u aksidentua mbrëmë në Prishtinë

Mbrëmë në ora 20:25, kemi pranuar informatën se në lagjen Emshir në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime të rënda trupore.

Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një këmbësore dhe një motoçikletë.

Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja e cila nuk ka arritë të përballojë plagët dhe e njëjta ka ndërruar jetë.

Vdekjen e viktimës N.L, femër, 68 vjeç, e ka konfirmuar sot rreth orës 07:30, ekipi mjekësor në QKUK.

Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësi i motoçikletës është në kërkim nga ana e policisë.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit