Tuesday, November 26, 2024
spot_img
BallinaKronika e zezëGashi: Vrasja e Liridona Ademajt u planifikua për më shumë se një...

Gashi: Vrasja e Liridona Ademajt u planifikua për më shumë se një javë

Gazetari dhe redaktori përgjegjës në KALLXO.com, Kreshnik Gashi tha se për rastin e Liridona Ademajt, seanca e parë gjyqësore tregon se vrasja u planifikua për më shumë se një javë.

“Tregohet se Naimi me Kushtrimin u takuan në një pompë të derivateve dhe kanë diskutu për problemet që Naimi i ka me bashkëshorten e vet dhe sipas dosjes së Prokurorisë, Kushtrimi i ka premtu që këtë çështje e zgjidh duke e njoftu me personin Granit Plava i cili është personi që dyshohet se ka gjujtë”- tha Gashi.

Ai shton se ka ndodhur një takim mes tyre dhe u planifikua rasti që ndodhi në fshatin Bërnicë.

“Në dosjen e Prokurorisë shkruan se Naimi e ka siguru armën me të cilën është kry krimi dhe janë dakordu paraprakisht se qysh me u zhvillu ngjarja. Për mu është shumë problematike se qysh është përfshi një pjesëtar i FSK-së i cili po ashtu ka familjar të punësuar në Policinë e Kosovës”- thotë Gashi.

Gashi shton se është shqetësuese se personat që punojnë në organet e sigurisë përfshihen në këso raste.

“Këtu kemi një sfidë bukur të madhe për shkak se duhet me u pa se ky njeri që paska pranu me kry me pagesë vrasjen e një gruaja, çka ka kry në të kaluarën, me çka është marr dhe çka kanë kry këta të tjerët që kanë qenë sekserë dhe e paskan numrin e tij të telefonit dhe po munden me e thirr dhe me gjet zgjidhje të tilla”, shtoi Gashi.

Përveç dhunës në familje, ky rast ka edhe elemente të krimit të organizuar sipas Gashit.

“Në shumicën e rasteve të vrasjeve e kemi pas një individ ose dy por këtu kemi grup prej të paktën tre vetave të cilët janë bërë bashkë me e vra një gru me motiv të cilin ende nuk po mrrijmë me e ditë. Në Prokruroi nuk dihet motivi. Dihet që ka konflikt mes dy bashkëshortëve por që nuk dihet saktë se çka është konflikti. Kjo është temë që duhet me u trajtu, i kemi pistat e para që me u zbardh ky rast por nuk duhet me met këtu, duhet me u çu deri në fund e me u trajtu edhe përfshirja e njerëzve të tjerë që kanë ndihmu, e kanë ditë dhe nuk e kanë ndal këtë rast. Përfshirja e personave të sigurisë në raste të tilla është alarmante”- tha Gashi.

Liridona Ademaj 30-vjeçare, është vrarë të mërkurën, më 29 nëntor, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Fillimisht, Policia e Kosovës, e ka raportuar rastin si “grabitje me pasoja të vrasjes”.

Dy ditë më vonë, më 1 dhjetor, Policia ka njoftuar për arrestimin e dy personave të dyshuar: dorasin G. P. dhe Naim Murselin, bashkëshortin e viktimës, të dyshuar për vrasjen e saj.

Më vonë, Ministria e Mbrojtjes e Kosovës, ka konfirmuar se i dyshuar i tretë në këtë rast është edhe K.K., pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit për një muaj ndaj Naim Murselit dhe dy të dyshuarve të tjerë, të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit