Thursday, November 21, 2024
spot_img
BallinaKronika e zezëEkzekutohet me 9 plumba shqiptari në Ekuador

Ekzekutohet me 9 plumba shqiptari në Ekuador

Atentat me 9 plumba, dalin pamjet e ekzekutimit të shqiptarit në Ekuador

Shqiptari A. R. është ekzekutuar me armë në Guayaquil të Ekuadorit. Sipas mediave, ngjarja ka ndodhur më 9 nëntor, rreth orës 20:30.

Referuar mediave ekuadoriane, shqiptari u ekzekutua teksa ndodhej brenda makinës së tij të parkuar. Sipas dëshmitarëve, autorët kanë qenë me motor. Pas ekzekutimit, ata u larguan me shpejtësi me të njëjtin mjet.

Shqiptari u qëllua me 9 plumba pistolete. Nga hetimet e deritanishme është bërë e ditur se A. R. ka qenë duke pritur bashkëshorten e tij, e cila ndodhej në spitalin ‘Luis Vernaza’, për të takuar të atin e saj që ishte i shtruar aty.

Bashkëshortja e A.R. u tha hetuesve se ai nuk punonte dhe se në vend qëndronte pa dokumente legale. Sipas saj, 53-vjeçarit i dërgonte para i vëllai nga Kanadaja ose persona të tjerë nga Shqipëria.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit