Sunday, November 24, 2024
spot_img
BallinaKronika e zezëDy kurdë të dyshuar për vrasjen e boksierit kosovar Besar Nimani- radio...

Dy kurdë të dyshuar për vrasjen e boksierit kosovar Besar Nimani- radio gjermane sjell detaje për historinë e konfliktit

Pas vrasjes së ish-boksierit Besar Nimani në Bielefeld, policia mesa duket ka pista për vrasësit. Sipas raportimeve të mediave, dëshmitarët thuhet se kanë njohur autorët dhe i kanë thënë policisë emrat e dy kurdëve.

Sipas raportimeve të radios gjermane radioguetersloh.de, të dyshuarit me siguri janë tashmë jashtë vendit.

Sipas vëllait të Nimanit, ka video të arratisjes së vrasësve.

Vëllai raporton se Besar Nimani është kërcënuar vazhdimisht nga vëllezërit kurdë. “Prandaj i ka rrahur tre vjet më parë. Ai mori armë për të mbrojtur gruan dhe tre fëmijët e tij”.

Një vit më parë, Nimani u kap në kufirin austriak me pesë armë zjarri.

Çka dihet për vrasjen e boksierit?

Të shtunën në mbrëmje Besar Nimani u vra me armë zjarri në Bielefeld të Gjermanisë. Sipas dëshmitarëve okularë, një grup burrash i janë afruar viktimës përpara ta qëllonin. Ai ka vdekur nga plagët e marra në vendngjarje.

Grupi i personave që qëlluan janë në arrati. Dëshmitarët i thanë Radio Bielefeld se ishin në një kafene në Obernstrasse përpara se të kryenin krimin, ndërkohë që viktima kishte dalë nga një parkueri kur u qëllua.

Besar Nimani, 38-vjeçar, edhe në vitin 2013 ishte viktimë e një sulmi të tillë, në atë kohë ai u qëllua në një qebaptore në kryqëzimin e Feilenstrasse dhe Bahnhofstrasse. Ai kishte marrë plagë në kofshë dhe gju.

Nimani ishte me origjinë kosovare-shqiptare, në vitin 1997 ai u zhvendos në Bielefeld. Ai fitoi titullin evropian në peshën e mesme të lehtë dhe humbi vetëm një herë në karrierën e tij profesionale.

Vdekja e boksierit, Besar Nimani e ka prekur dhe pikëlluar edhe ish-kampionin botëror të boksit, Marco Huck.

Huck i tha me trishtim BILD-it: “Jam i tronditur. Besari ka qenë shoku im i fëmijërisë. Kur isha në Bielefeld, ishim çdo ditë dhe gjithmonë bashkë. Vetëm dhjetë ditë më parë takova Besarin në Bielefeld. Ne biseduam për kohët e vjetra në një kafene dhe qeshnim shumë. Shoku im ishte një djalë shumë argëtues dhe i fortë, me shumë energji dhe gjithmonë i dobishëm. Është e gjitha kaq mizore. Ende nuk mund ta besoj se nuk do ta shoh më kurrë këtë mik të mirë.”

Pas kohës së Bielefeldit, dy boksierët u ndanë. Marco Huck u bë profesionist në Berlin Sauerland dhe më vonë u bë kampion botëror në WBO nën drejtimin e trajnerit Ulli Wegner. Nimani u zhvendos në Berlin-Marzahn, ku u përgatit për meçet e tij nga trajneri i njohur profesionist, Otto Ramin.

Ramin për BILD: “Më vjen shumë keq. Besari kishte talent dhe ishte shumë punëtor. Me ne stërviti edhe motra e tij, e cila më vonë boksoi me kombëtaren amatore”.

Marco Huck nuk mund të besonte atë se çfarë ndodhi

“Çfarë akti i tmerrshëm, askush nuk e meriton këtë. Unë fola në telefon me vëllain e Besarit, Beratin, i cili ishte një vit më i madh se unë dhe gjithashtu boksier, dhe i shpreha ngushëllimet e mia familjes”.

Marco Huck ka humbur një mik dhe shpreson “që autori ose autorët do të kapen dhe do të marrin dënimin e tyre të merituar”.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit