Sunday, November 24, 2024
spot_img
BallinaKronika e zezë“Do më fejonte me një emigrant”, vajza tregon si e vrau babain:...

“Do më fejonte me një emigrant”, vajza tregon si e vrau babain: E mbështolla me batanije dhe e groposa

Detaje të reja janë zbardhur rreth ngjarjes së rëndë të ndodhur në fshatin Shënavlash të Durrësit.

19-vjeçarja Hygerta Meta ka vrarë babain e saj Pëllumb Meta dhe trupin e ka groposur në kasollen e lopëve. Kur është arrestuar, 19-vjeçarja ka deklaruar se babai do e fejonte pa dëshirën e saj me një emigrant dhe se kishte probleme të vazhdueshme me të.

Vajza që është studente në vitin e parë në degën Ekonomi-biznes nuk pranonte të fejohej, pasi donte të vazhdonte shkollën. Ajo e ka vrarë me armë zjarri babain, e ka mbështjellë me batanije dhe e ka groposur në kasollen e lopëve.

50-vjeçari Pëllumb Meta punonte roje në tregun e makinave dhe që prej datës 13 shkurt ishte shpallur i zhdukur nga djali i tij. Më datë 17 shkurt, policia ka gjetur të parkuar në aksin rrugor Shënavlash-Sektor Rinia. Për këtë detaj, vajza ka treguar se e ka parkuar vetë makinën e babait aty dhe më pas është larguar.

Për ngjarjen e rëndë që ka tronditur opinonin publik, janë marrë në pyetje edhe anëtarë të tjerë të familjes pasi ka dyshime se në krim mund të ketë edhe persona të tjerë të implikuar.

Deri më tani arma e krimit nuk është gjetur.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit