Deputetë e Partisë Demokratike, Dashnor Sula dhe Kreshnik Çollaku janë përplasur verbalisht dhe fizikisht brenda ambienteve të Kuvendit.
Dy deputetët shihen teksa debatojnë me një fjalor të papërshtatshëm në korridorin e Kuvendit, ndërsa në një moment Sula e godet Çollakun me dosjen që mbante në dorë.
Oficeri i gardës shihet të ndërhyjë për të shuar përplasjen mes dy deputetëve ndërsa Çollaku dëgjohet të thotë se do ta padisë penalisht Sulën.
Nuk dihet cili ishte shkaku i debatit mes dy demokratëve, njëri mbështetës i grupit të Gazment Bardhit dhe tjetri mbështetës i Lulzim Bashës.