Monday, November 25, 2024
spot_img
BallinaKronika e zezëBabai i Naim Murselit zbulon bisedën e fundit me Liridonën: I kam...

Babai i Naim Murselit zbulon bisedën e fundit me Liridonën: I kam dërguar një foto të Albin Kurtit duke ia uruar 28 nëntorin

Babai i Naim Murselit, Shaban Murseli ka folur edhe njëherë për raportet midis djalit të tij dhe Liridona Ademaj Murselit.

Ai po ashtu hodhi poshtë aludimet mbi jetën e shfrenuar të Naimit, ndërsa sqaroi edhe raportin e këtij të fundit me biznesmenin Behgjet Pacolli.

Teksa tha se biseda e fundit me Liridonën ka qenë më 28 nëntor ku ia ka uruar Ditën e Flamurit me një foto të Albin Kurtit, raporton RTSH.

Nuk ka pasur probleme financiare?

Naimi ka punuar, njeri më punëtor se Naimi nuk di. Naimi ka punuar që 14-vjeç. Nuk ka borxhe.

Ka shprehur pakënaqësi me Liridonën?

Kurrë në jetë nuk e kam ditur për asnjë problem. As Liridona, as Naimi s’ma kanë thënë diçka të tillë.

Raporti juaj me nusen?

Biseda e fundit ka qenë më 28 nëntor. Kam bërë shaka me të, kam dërguar një fotografi të Albin Kurtit duke uruar 28 nëntorin. Ka qeshur. Kemi patur marrëdhënie shumë të mira.

Raporti me vrasësit, thjesht njohje, apo më të ngushta?

Unë me Kushtrimin e kam djalë motre. Nuk e di që ka patur njohje. Ato i zbardh prokuroria. Kushtrimi është nipi.

Ccfarë reagimi ka patur Kushtrimi kur ka marrë vesh ngjarjen?

Unë kam udhëtuar mbi 35 orë, i tronditur, i lodhur. Të vetmin informacion e mësova nga mediat. Dhashë dhe një deklaratë nga varrezat.Njerëzit këtu ishin më të informuar. Unë s’kam patur asnjë informacion. Është arrestuar Naimi në oborr dhe unë s’dija gjë.Kur kanë bastisur dhomën e Naimit më kanë informuar.

Jeta e shfrenuar e Naimit, kontaktet me njerëz shumë të famshëm. Çdo thoni për deklaratat e bëra së fundmi se nuk ka qenë shumë familjar?

Sa i përket jetës së Naimit, kurrë jeta e tij nuk e ka ditur se ç’është bixhozi. E ka urrejte edhe kjo që flitet për gjininën e njëjtë.As kafe nuk pi, aa alkolin. sa i përket fotografive, nuk është e vërtetë, se i dëgjoj ato deklarata. Për Naimin kanë pasur respekt të gjithë derisa ndodhi ky rast. Ne ishim në hotel kur e ka thërritur babai i Rita Orës.Ka qenë djalë i sjellshëm, e kanë njohur edhe Dua Lipa dhe Rita Ora. Pas tragjedisë, njerëzit i kthyen shpinën.

Marrëdhënia juaj me familjen e Liridonës si ka qenë?

Me familjen e Liridonës jemi miq prej 50 vitesh. Nuk jena njohur mes Liridonës e Naimit, por kemi lidhje familjare. Familja e Liridonës edhe të më bëj rrafsh, është e mrekullueshme./Lajmi.net/

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit