MPB njofton se sot (13.11.2023) në fshatin Orashac të Kumanovës, policia ka privuar nga liria 19 vjeçarin I.I.nga fshati Sllupçan i Likovës, personi është arrestuar pasi janë gjetur 12 emigrant nga Nepali në automjetin “Volkswagen” me targa të Shkupit, të cilin ai e drejtonte.
“Rreth orës 02:20 në magjistralen “Miqësia”, në pjesën Tabanoc – Kumanovë, zyrtarët policorë kanë bërë shenjë për ndalimin e veturës, por drejtuesi i automjetit nuk është ndalur dhe ka vazhduar lëvizjen, ka shkëputur rrugën magjistrale në rrugën rajonale Kumanovë – Sveti Nikollë, dhe pasi ka hyrë në fshatin Orashac është futur në një arë, pas së cilës ka dalë nga vetura dhe ka tentuar të ikë. Ai u kap shpejt nga policia” thuhet në deklaratën e MPB-së.
Personi po mbahet në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.