Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaKronika e zezëArrestohet 19 vjeçari nga Sllupçani, akuzohet për trafikim të migrantëve

Arrestohet 19 vjeçari nga Sllupçani, akuzohet për trafikim të migrantëve

MPB njofton se sot (13.11.2023) në fshatin Orashac të Kumanovës, policia ka privuar nga liria 19 vjeçarin I.I.nga fshati Sllupçan i Likovës, personi është arrestuar pasi janë gjetur 12 emigrant nga Nepali në automjetin “Volkswagen” me targa të Shkupit, të cilin ai e drejtonte.

“Rreth orës 02:20 në magjistralen “Miqësia”, në pjesën Tabanoc – Kumanovë, zyrtarët policorë kanë bërë shenjë për ndalimin e veturës, por drejtuesi i automjetit nuk është ndalur dhe ka vazhduar lëvizjen, ka shkëputur rrugën magjistrale në rrugën rajonale Kumanovë – Sveti Nikollë, dhe pasi ka hyrë në fshatin Orashac është futur në një arë, pas së cilës ka dalë nga vetura dhe ka tentuar të ikë. Ai u kap shpejt nga policia” thuhet në deklaratën e MPB-së.

Personi po mbahet në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit