Sektori për Punë të Brendshme -Tetovë, njofton se gjatë ditës së djeshme ka privuar nga liria tre persona të cilët paraprakisht ishin denoncuar nga kunata e tyre për dhunë fizike, me çrrastë ishte përdorur edhe një mjet i metalik.
“Me datë 02.04.2024 në orën 20:40 efektivët e policisë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personat O.B.(38), A.B.(42) dhe 32-vjeçaren F.B., të gjithë nga Tetova, të cilët më parë në SPB Tetovë ishin raportuar nga kunata e tyre T.B. (35) nga Tetova se rreth orës 19.15 në oborrin e shtëpisë së saj familjare e kishin sulmuar fizikisht atë dhe në sulm kanë përdorë një mjet metalik, i cili u gjet në vendin e ngjarjes dhe u konfiskua. Personat në fjalë janë ndaluar në stacionin policor për procedura të mëtejshme dhe pas pastrimit dhe dokumentimit të çështjes kundër tyre do të pasoj parashtresë përkatëse”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.