Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaKronika e zezëAlarm i rrejshëm për bombë në një lokal në Prishtinë

Alarm i rrejshëm për bombë në një lokal në Prishtinë

Një raportim për një bombë në një lokal në Prishtinë ka dal të jetë i rremë. Kështu ka informuar për KosovaPress, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se policia mbrëmë rreth orë 00 pas mesnatës ka pranuar një informata për dyshime që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në një lokal në kryeqytet, por që i njëjti ka rezultuar të jetë alarm i rremë.

“Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, informata ka rezultuar të jetë e rrejshme, andaj me urdhër të prokurorit është iniciuar rast Lajmërim apo kallëzim i rremë”, tha zëdhënësja Ahmeti.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit