Prokuroria Themelore në Pejë, ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër Edmond Lajqit, i dyshuar për rastin tragjik të vrasjes së bashkëshortes së tij, Gjyljeta Ukellës, në prill të këtij viti,
Lajqi ngarkohet me veprën penale “Vrasje e rëndë”.
Sipas aktakuzës, “i pandehuri E.L, me datë 16 prill të vitit 2024, rreth orës 8:00 të mëngjesit, në banesën e tij në Pejë, ka privuar nga jeta me armë zjarri bashkëshorten e tij, viktimën Gj.U, për shkak të problemeve të vazhdueshme që i pandehuri kishte pasur me viktimën, duke i ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike me herët, kurse, ditën kritike i pandehuri E.L, me armë zjarri ka shtënë një herë në drejtim të viktimës, duke e qëlluar në pjesën ballore të kokës, si pasojë e kësaj të shtënë është shkaktuar vdekja e menjëhershme e viktimës, e me pas i pandehuri largohet nga vendi i ngjarjes dhe paraqitet në Stacionin Policor të Pejës, i njofton zyrtarët policorë, duke ju thënë “e vrava gruan dhe dërgoje një patrullë të Policisë”.”
I njëjti akuzohet edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.