Mbrëmë, në disa pjesë të Shkupit dhe Maqedonisë u zhvillua një aksion i koordinuar nga njësitë e MPB-së, që ka si synim anëtarët e grupeve kriminale të dhunshme. Sipas informacioneve fillestare jozyrtare, tashmë ka persona të arrestuar.
Kontrollet u zhvilluan në Haraçinë dhe Çair të Shkupit, ndërsa aksioni është shtrirë edhe në qytete të tjera të Maqedonisë.
Jozyrtarisht, thuhet se tashmë ka të arrestuar, por numri dhe identiteti i tyre nuk bëhen ende të ditur.
Sipas burimeve jozyrtare, aksioni ka për qëllim shkatërrimin e grupeve kriminale të lidhura me incidente të dhunshme në rajon.