Një aksident i rëndë mbrëmë ka ndodhur në rrugën rajonale Mavrovë – Dibër, midis dy makinave, mes ç’rast shtatë veta janë plagosur, mes tyre katër fëmijë.
Sipas policisë aksidenti ndodhi të shtunën në ora 21:50, kur në afërsi të fshatit Rostushë u përplasën dy makina, “Opel” me targa italiane që drejtohej nga një 35 vjeçar dhe një makinë “Ford” me targa të Shkupit, që drejtohej nga një 21 vjeçar.
Të plagosurit nga të dyja makinat janë dërguar menjëherë në spitalin “Shën Erazmo” në Ohër.