Muhabi Osmani, babai i Marigona Osmanit, e vrarë më 2021, në KallxoPërnime tregon se në Gjykatën e Apelit si familje u ankuan për dënimin prej 15 vjetëve për Arbër Sejdiun.
“Ne kemi kërkuar në Gjykatën Apelit, që dënimi ndaj Arbër Sejdiut me 15 vjet burg është i butë. Tash po presim avokatin, me ato ankesat”- tha ai.
Ndërsa Dardan Krivaça ishtë dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Marigona Osmanit.
Ai e quajti të rëndë rastin e Liridona Ademajt.
“Ne e dijmë këtë dhimbje. Na është çelë edhe një varrë neve. Dënimet duhet me qenë shumë më të ashpra. Rasti i të dytit (Arbër Sejdiut) me 15 vjet kur ka qenë pjesëmarrës në dhunim dhe në vrasje”, deklaroi Osmani.
Osmani shtoi se si familje po marrin edhe trajtim tek psikologu.