Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaKronika e zezëKatër shqiptarë lëndohen në një aksident në Kroaci

Katër shqiptarë lëndohen në një aksident në Kroaci

Katër shqiptarë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në Kroaci, raportojnë mediat kroate.

Aksidenti ka ndodhur në mes të një automjeti, i drejtuar nga një 22-vjeçar shqiptar, dhe një kamioni, i drejtuar nga një shofer boshnjak.

Aksidenti la të lënduar të dy shoferë dhe tre pasagjerë shqiptarë të moshës 41, 43 dhe 45 vjeç, së bashku me një shtetas të Nepalit, 26 vjeç, përcjell rtv21.tv.

Të lënduarit janë dërguar menjëherë në Qendrën Spitalore Klinike në Zagreb dhe Spitalin Klinik të Dubravës për ndihmë mjekësore, ku edhe raportohet se po luftojnë për jetën.

Aktualisht autoritetet kroate po hetojnë rrethanat e aksidentit, ndërsa sipas raporteve paraprake, janë sugjeruar faktorë të ndryshëm që kanë mundur të sjellin deri tek, aksidenti, siç janë, shpejtësia, kushtet e motit dhe gjendja mekanike e automjeteve të përfshira.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit