Friday, November 22, 2024
spot_img
BallinaKronika e zezëNë lule të jetës, 18 vjeçarja Eralda Rama pi fotoksinë dhe humb...

Në lule të jetës, 18 vjeçarja Eralda Rama pi fotoksinë dhe humb jetën

Eralda Rama 18 vjeç me banim në Koplik i ka dhënë fund jetës së saj dje në mënyrë tragjike. E reja ka konsumuar fostoksinë dhe ka ndërruar jetë në spital.

Ajo është dërguar për të marrë ndihmën e parë mjekësore por nuk ka mundur t’ia dalë.

Shkaqet që e çuan të renë të ndërmerrte këtë akt të rëndë për jetën nuk janë bërë ende me dije.

E reja në lule të jetës, ka marrë shumë mesazhe ngushëllimi nga shoqëria dhe të afërmit në rrjetet sociale të cilët kanë shprehur hidhërimin e tyre për ikjen e saj.

NJOFTIMI I POLICISË

Mesditën e djeshme, shtetasja E. R., 18 vjeçe, banuese në Koplik, dyshohet se ka pirë fostoksinë, e cila u dërgua menjëherë në spital për ndihmë mjeksore, por rreth orës 17:00, ka humbur jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit