Monday, November 25, 2024
spot_img
BallinaKronika e zezëNumri i të vdekurve në Gaza e ka kaluar shifrën 2700, të...

Numri i të vdekurve në Gaza e ka kaluar shifrën 2700, të vdekurit po varrosen në varre masive

Sulmet ajrore ushtarake izraelite kanë vrarë të paktën 2,750 njerëz dhe kanë plagosur më shumë se 9,700, thuhet në një deklaratë të hënën nga ministria palestineze e shëndetësisë në Gaza.

Në Bregun Perëndimor, 58 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 1,250 janë plagosur, shtoi ministria e lartcekur.

Viktimat në Gaza që nga 7 tetori kanë tejkaluar numrin e të vrarëve gjatë konfliktit Gaza-Izrael të vitit 2014, tha të dielën një zëdhënës i ministrisë.

Deri më tani, viti 2014 ka qenë viti më vdekjeprurës i regjistruar në konfliktin izraelito-palestinez, me të paktën 2,251 palestinezë të vrarë në Gaza gjatë 51 ditëve të luftës, sipas të dhënave nga Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA).

Ndërkohë, dhjetra palestinezë janë varrosur në varreza masive në qytetin e Gazës, thotë zyra e mediave e qeverisë Hamas.

Dhjetra trupa të paidentifikuar janë varrosur në varreza masive në qytetin e Gazës, sipas udhëheqësit të zyrës së mediave qeveritare të kontrolluar nga Hamasi.

“Për shkak se po vijnë dhjetëra dëshmorë të tjerë, fëmijë, foshnja, gra, burra, pleq, ne kemi qenë të prirur ta kryenim detyrën e drejtë dhe morale ndaj atyre dëshmorëve për t’i varrosur. Ne kemi përgatitur një varr masiv në varrin e urgjencës për të varrosur ata që nuk janë identifikuar”, ka deklaruar Salama Marouf në një video të publikuar të dielën.

Videot e mediave sociale të verifikuara nga CNN shfaqin dhjetëra trupa të mbështjellë me plastikë të bardhë të sjellë nga spitali Shifa i Gazës në një vendvarrim ku ata u varrosën në rreshta të rregullt.

Gaza është nën bombardime intensive nga sulmet ajrore izraelite në ditët pas sulmit terrorist të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor./CNN

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit