Ministria e Punëve të Brendshme mbrëmë ka kryer aksion në disa lokacione të Shkupit kundër pjesëtarëve të bandave kriminale të Duqanxhikut, Gërçecit dhe Haraçinës, të cilat gjatë periudhës së kaluar ishin në fokus të opinionin pasi si pasojë e përleshjeve, u vranë disa persona. Burimet policore të Alsat, informojnë se aksioni është dekonspiruar nga një funksionar i BDI-së. Gjithashtu, sipas burimeve, nga aksioni janë arrestuar rreth 7 persona, ndërkaq janë gjetur armatim dhe para në kesh. Aksioni, duhet të zbardh disa vrasje që kanë ndodhur në vitet e fundit e që janë të lidhura me bandat kriminale. Policia, ka paralajmëruar që gjatë ditës do të zbardhin detaje të reja për aksionin.