Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali në provincën e Caserta-s, ku një 30-vjeçar shqiptar vrau gruan e tij 24-vjeçare, duke e mbytur para syve të dy fëmijëve të tyre të mitur, katër dhe gjashtë vjeç.
Autori u arrestua nga policia, ndërsa efektivët kanë rrëfyer se 30-vjeçari u gjet duke qëndruar para hyrjes së banesës, në gjendje konfuzioni.
Ende vijon puna për përcaktimin e motivit të ngjarjes, ndërsa bëhet me dije se edhe viktima, ashtu si autori, ishin shqiptarë.