Një makinë e tipit Golf me targa të Tetovës, para pak çasteve ka shkelur një person në Bulevardin Iliria në Tetovë. Sipas informatave të deritanishme ende të pakonfirmuar nga Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Tetovë, personi ka humbur jetën në vendngjarje. Pritet që Prokuroria dhe policia të nisin hetimet në vendngjarje.