20 kadetë të Akademisë Ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostolski” me simptoma të vjellave kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Klinikën Infektive në Shkup. Drejtori i Klinikës për Sëmundje Infektive, Fadil Cana, tha se 10 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe të gjithë kanë pasur simptoma të lehta, përveç një personi i cili është mbajtur për trajtim, por është në gjendje të mirë shëndetësore. Të tjerët pas ndihmës mjekësore janë kthyer në Akademi. Informacioni është konfirmuar nga Ministria e Mbrojtjes nga ku bëjnë të ditur se dje në orët e para të mëngjesit 20 kadetë dhe dy oficerë të qendrës së trajnimit të kadetëve janë ankuar për dhimbje barku të shoqëruara me të vjella. Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar nga Qendra Mjekësore Ushtarake së bashku me inspektorët e Qendrës për Shëndetit Publik dhe Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë që të hetojnë shkakun e këtij rasti. /Alsat.mk