Moti i keq dhe shirat e dendur kanë përfshirë edhe rajonin. Situata më e rëndë rezulton në Kroaci ku si pasojë e reshjeve të fundit janë regjistruar vërshime dhe dëme në disa rajone, e kryesisht atë të Dubrovnikut. Autoritete kroate kanë dhënë alarmin për reshje të reja, ndërsa ekipet e shpëtimit kanë ndërhyrë në disa lokacione. Për momentin nuk raportohet për viktima. Kjo është reflektuar edhe në Serbi nga ku Enti Hidrometeorologjik ka paralajmëruar përkeqësim të motit dhe vërshime të mundshme. Alarmi i kuq për vërshime dhe dëme si pasojë e reshjeve është ngritur edhe në Greqi. Sinoptikët kanë parashikuar shi të rrëmbyeshëm dhe vërshime të mundshme.