Grupi militant tha se kjo fazë u përqendrua në shënjestrimin e vendeve ushtarake izraelite që do të pengonin Izraelin të kapte një breshëri të dytë sulmesh me dron që synon një “objektiv të dëshiruar thellë brenda entitetit”, pa specifikuar se cili është ai objektiv.
Grupi njoftoi se “faza e parë” e sulmeve kundër Izraelit “ka për
Hezbollahu më pas renditi disa lokacione që thotë se i shënjestroi me sukses të dielën, duke shtuar se lëshoi 320 raketa drejt Izraelit dhe se dronët hynë me sukses, raporton cnn.
Hezbollahu kishte thënë më herët se sulmet ishin në përgjigje të vrasjes së komandantit të lartë ushtarak Fu’ad Shukr dhe të tjerëve muajin e kaluar.
Kur u pyetën për numrin e sulmeve nga Hezbollahu dhe vendndodhjet që ata synonin, ushtria izraelite tha se numri i tyre deri më tani është afërsisht 215 raketa të lëshuara nga Libani – por që aktualisht nuk mund të thonë se ku do të goditeshin.
Izraeli kishte njoftuar më 30 korrik se ka vrarë zyrtarin më të lartë ushtarak të Hezbollahut, Fu’ad Shukr, në një sulm me dron në periferitë jugore të Bejrutit, një lagje e populluar që është gjithashtu bastion i grupit të mbështetur nga Irani.
Izraeli deklaroi se kjo ishte hakmarrje për një sulm vdekjeprurës në qytetin e pushtuar nga Izraeli të Majdal Shams në Lartësitë Golan, për të cilin Izraeli fajësoi Hezbollahun, ku kjo e fundit e mohoi pretendimin. /Telegrafi/