Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaKronika e zezëZbardhet vrasja në Batincë të Shkupit, ngrihet padi penale ndaj dy personave

Zbardhet vrasja në Batincë të Shkupit, ngrihet padi penale ndaj dy personave

Më 01.07.2024, në fshatin Batincë, me përdorimin e armës së zjarrit, është privuar nga jeta personi A.B.I., ndërsa personi Z.I. është plagosur. Ndërsa kanë lëvizur me automjetin Ford Ranger, janë sulmuar nga një automjet Mercedes, nga i cili kanë dalë dy persona dhe me armë automatike – pushkë, kanë qëlluar disa herë drejt automjetit të tyre. Personi A.B.I. ka vdekur në vendngjarje, ndërsa Z.I. është transferua në Qendrën e Urgjencës për ndihmë mjekësore.

Zyrtarët policorë të Njësisë për Krime të Dhunshme në SPB Shkup, në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike të Shkupit, ndërmorën veprime të shumta operacionale-taktike dhe hetimore. U identifikuan autorët dhe më 26.07.2024 u paraqitën dy kallëzime penale në Prokurorinë Themelore Publike të Shkupit:

Për ngjarjen e datës 01.07.2024, kundër personave S.N. dhe M.XH. për veprat penale “Vrasje” dhe “Prodhim, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregtim i paautorizuar i armëve ose materialeve shpërthyese”.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit