Sunday, November 24, 2024
spot_img
BallinaKronika e zezëALARM PËR CUNAMI/ Mbi 700 të plagosur nga tërmeti i fuqishëm në...

ALARM PËR CUNAMI/ Mbi 700 të plagosur nga tërmeti i fuqishëm në Tajvan, 77 persona nën rrënoja. Kina, gati për ndihmë

Sipas shifrave zyrtare, të paktën shtatë persona kanë vdekur dhe rreth 700 janë plagosur si pasojë e tërmetit të fortë në brigjet e Tajvanit.

Kjo u konfirmua sot nga autoriteti kombëtar i zjarreve. Përveç kësaj, shumë ndërtesa pësuan dëme katastrofike.

Tërmeti me magnitudë 7,2 që tronditi sot Tajvanin, sipas Administratës Qendrore të Motit (CWA), shkaktoi edhe një cunami të vogël që arriti në disa ishuj në Japoninë jugperëndimore.

Tërmeti goditi në orën 07:58 (23:58 GMT të martën) në një thellësi prej 15,5 kilometrash.

”Epiqendra ishte rreth 25 kilometra në juglindje të Hualien në Tajvanin lindor”, tha CWA.

Ai u pasua nga disa pasgoditje të forta, duke përfshirë një me magnitudë 6,5 ballë.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) e vlerësoi magnitudën e tërmetit në 7,4 ballë.

Disa ndërtesa në Hualien u dëmtuan rëndë nga lëkundjet e dhunshme, raportuan mediat lokale.

Pamjet treguan një ndërtesë shumëkatëshe të shembur.

Në qytetin e Nju Tajpeit, i cili rrethon kryeqytetin në veri të ishullit, një magazinë u shemb duke plagosur tre persona, raportuan disa media.

Dëme u raportuan edhe në pjesë të tjera të ishullit. Sipas dëshmitarëve okularë, tërmeti është ndjerë qartë edhe në Tajpei.

Transporti hekurudhor publik u anulua në disa qytete të mëdha të ishullit me një popullsi prej më shumë se 23 milionë banorësh. U ndërprenë edhe shërbimet e trenit ekspres.

RËNDOHET BILANCI/ Mbi 700 të plagosur nga tërmeti i fuqishëm

Pas kësaj dukurie, ka pasur paralajmërime emergjente për cunami si në ishull ashtu edhe në vendet fqinje, veçanërisht në Japoninë jugore dhe Filipine, alarme që erdhën pak pas orës 6 të mëngjesit. Autoritetet kineze dhanë një deklaratë menjëherë pas tërmetit, duke thënë se ata ishin të gatshëm të ofronin ndihmë në rast fatkeqësie.

Bregdeti lindor i Kinës shtrihet vetëm 180 km (111 milje) nga Tajvani. “Kontinenti është shumë i shqetësuar për situatën dhe shpreh mbështetjen e sinqertë për bashkatdhetarët e Tajvanit të prekur nga fatkeqësia,” -tha Zhu Fenglian, zëdhënës i Zyrës së Çështjeve të Tajvanit të Këshillit të Shtetit.

Media shtetërore kineze gjithashtu ka raportuar gjerësisht për katastrofën. Kina dhe Tajvani kanë një marrëdhënie të tensionuar. Tajvani e sheh veten si një vend sovran, por Pekini e sheh atë si një provincë të shkëputur që përfundimisht do të jetë pjesë e vendit dhe nuk e ka përjashtuar përdorimin e forcës për ta arritur këtë.

Një orë pak para tërmetit, Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit në një konferencë ditore deklaroi se 20 avionë ushtarakë kinezë kishin kaluar në zonën e saj të vetëshpallur të mbrojtjes ajrore në 24 orët e fundit.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit